16/08/2026
KËTË TË SHTUNE ME 22 GUSHT 2026, HIKINGNJERI ORGANIZON ECJE NË MAJËN MË TË LARTË NË RUGOVË, GURI I KUQ, 2522m!
Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,
këtë të SHTUNE me 22 GUSHT 2026 duke filluar në orën 06:30 në PR dhe 08:30 në PEJË, HIKINGNJERI organizon ecjen atraktive në majen më të lartë në Rugovë, MAJËN E GURIT TË KUQ 2522m.
Maja shtrihet në mes Liqenatit të Rugovës, Lugut të Shkodrës, bjeshkëve të Deçanit dhe Bjeshkës së Gjyshës në Mal të Zi ndërsa ne do ti çasemi nga Liqenati.
Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve
- 1. Deri te Liqenati i Kuçishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të pushojnë dhe të bëjnë not. Komplet 4km (lartë e poshtë)
- 2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te DEBANI i MALESORIT, një stan që ofron pije dhe ushqim afër Liqenit të dytë të Drelajve që momentalisht është i thatë. Aty do të kemi kohë për pak pushim. Komplet 6 km (lart e poshtë).
3. Grupi EXPRESS i MAJËS SË GURIT TË KUQ 2522m
I cilësuar si njëra ndër 10 majet më atraktive për ngjitje në Kosovë, Maja e Gurit te Kuq mund te ngjitet pas 2.5 orë nga Liqeni i Drelajve përmes Lugut të Shkodrës.
Nga maja do të përjetoni pamje mahnitëse 360 shkallëshe dhe do ti shihni bjeshkët e Liqenatit, të Deçanit, Junikut dhe Malit të Zi.
Ky grup do të ecë komplet 16 km (lart e poshtë).
Se cilën pikë do ta bëni, e vendosni pasi të arrijmë te liqeni i madh i Liqenatit duke u bazuar në kondicionin e juaj.
Nisja do të bëhet të SHTUNËN me 22 GUSHT 2026 nga PRISHTINA në orën 06:30 të mengjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (para shkollës fillore Ismail Qemaili) ndërsa në Pejë te Patriarkana në orën 08:30 për bjeshkatarët nga Peja.
Kthimi do të bëhet diku kah ora 21:30 nëse gjithçka shkon mirë.
Për rezervime shkruani INBOX ne faqen Kosova Hiking Trips (fb dhe Ig)
çdo ditë nga ora 10:00 deri të PREMTEN në orën 18:00.
- Pagesa për transport (vajtje/ardhje) + pjesmarrje në grup:
15 EU për person
- Me vetura private 10 EU për person vetëm për pjesmarrje
Mbathjet e rekomanduara të jenë Cokulla / Pllanika / çizme për bjeshkë, patika me bazë jo të rrafshët, duks, kapelë (merrni ekstra bluza për çdo rast se mund të jetë FRESKËT/ kush banë nuk kanë). Merrni edhe kapelë, kremë kundër diellit, syze dhe ushqimin e preferuar.
Në bjeshkë ka burime të ujit por prapseprap ju preferojmë të merrni së paku 1.5 L ujë ose 3 X 0.5L shishe.
Ejani dhe shijojeni ecjen ne Majën e më a lartë në Rugovë, Guri i Kuq 2522!
Hiking Njeri TEAM