18/09/2026
Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve të Shkencës fton profesionistët dhe bashkëpunëtorët e medias në Kosovë, të cilët kanë interes për mbulimin e lajmeve shkencore, në një punëtori një-ditore më 25 shtator 2026 në Bibliotekën Konceptuale të Kosovo 2.0 në Prishtinë. Punëtoria do të zhvillohet nga ora 9.30 deri në orën 16.30.
Ajo do të trajtojë avancimin e gazetarisë shkencore në Kosovë, rajon dhe më gjerë; teknika të të shkruarit mbi shkencën; burimet e lajmeve shkencore nga Ballkani, dhe do t’i vërë theksin shkëmbimit të përvojës dhe ideve.
Nga rrjeti marrin pjesë profesionistë me përvojë të gazetarisë shkencore, të angazhuar në mediat e rajonit dhe ndërkombëtare.
Punëtoria mbështetet nga platforma e lajmeve shkencore EurekaAlert! Për më shumë hollësi, kontaktoni Mićo Tatalovićin (anglisht) apo Altin Raxhimin (shqip).
Jeni të mirëpritur!