Soela Zani

Directions Website Contact the business

Soela Zani Time flies faster than you think, photography is the evidence of your existence.

Kalamajtë e pallatit tim ❤️ ... Happy Happy Halloween 🎃👻🎃
31/10/2026

Kalamajtë e pallatit tim ❤️ ... Happy Happy Halloween 🎃👻🎃

Në fëmijëri, ne vitet 80, kur sapo kisha nisur të lexoja, një ditë pashë emrin e dajos tim të shkruar në gazetë. Ai isht...
03/10/2026

Në fëmijëri, ne vitet 80, kur sapo kisha nisur të lexoja, një ditë pashë emrin e dajos tim të shkruar në gazetë. Ai ishte inxhinier minierash dhe gazeta atehere kishte botuar një artikull për punën e tij të vlerësuar. E mbaj mend ende atë ndjesi dhe mendimin e thjeshtë fëmijëror që më lindi në atë çast: “Kur të rritem, emri im do të jetë patjetër në gazetë!”
Nuk ishte një qëllim jete, as një ambicie e mirëfilltë. Ishte thjesht një dëshirë e vogël fëmijërie, që u realizua në tetor të vitit 2001, kur fotografia ime e parë u botua në gazetë. Poshtë saj ishte emri im. Lumturia ishte e madhe!
Më vonë, emri kapërceu kufijtë përmes projektit “Edhe unë jam një vepër arti”. Por këtë herë, ajo që ndodhi i tejkaloi edhe përfytyrimet e mia më të guximshme. Puna për projektin nisi të marrë jetë sërish në tetor të vitit 2015 dhe u publikua në nëntor të po atij viti.
Dhe ja ku jemi sërish në tetor. Një tjetër dëshirë, të cilën e kisha shprehur edhe më parë, u bë sot realitet. Pulla postare kushtuar xhubletës u publikua nga Posta Shqiptare!
Në këtë ditë kaq të bukur, zgjodha të kisha pranë familjen dhe fëmijët e mi. Dua që ata ta shohin me sytë e tyre dhe të kuptojnë se sa bukur është kur puna vlerësohet, por mbi të gjitha, kur ajo përjetësohet.
Tani, kjo pullë e vogël postare do të udhëtojë nëpër botë, duke përcjellë një pjesë të trashëgimisë sonë kulturore dhe duke mbajtur mbi vete edhe emrin tim. Dua qe femijet e mi kur te rriten te thonë - Po, ne ishim atje :) .
Nga një dëshirë e vogël fëmijërie, te një emër në gazetë, e deri te një pullë postare që do të udhëtojë nëpër botë… Ka emocione që fjalët nuk arrijnë t’i përshkruajnë. Sot është një prej atyre ditëve. ❤️

Sot, nga ceremonia e rastit në Muzeun “Oso Kuka”, në Shkodër.

Dt 2 tetor i gjeti prindër këta artista dhe unë dua ti uroj në mënyrën time. Le të jetë jeta juaj plot dashuri, emocione...
02/10/2026

Dt 2 tetor i gjeti prindër këta artista dhe unë dua ti uroj në mënyrën time. Le të jetë jeta juaj plot dashuri, emocione dhe gëzim si kjo ditë 🤍🤍🤍

3 zemra, 1 trup, shumë DASHURI 🤍
30/09/2026

3 zemra, 1 trup, shumë DASHURI 🤍

Simple summer memories ...
28/09/2026

Simple summer memories ...

Kur familja pret një bebe 🤍 E sigurt që ky beb do të ketë shumë dashuri dhe tre mama.
24/09/2026

Kur familja pret një bebe 🤍 E sigurt që ky beb do të ketë shumë dashuri dhe tre mama.

Sot ishte dita e dytë e shkollës dhe mua që punova 3 muaj në Sarandë më duket sikur vera nuk ka ardhur kurrë 🤣. Por janë...
15/09/2026

Sot ishte dita e dytë e shkollës dhe mua që punova 3 muaj në Sarandë më duket sikur vera nuk ka ardhur kurrë 🤣. Por janë këto foto dhe shumë të tjera që vërtetojnë të kundërtën. Po ju, i ktheheni fotografive të verës?

Kur bëhesh 9 vjeç dhe kupton se ke një vëlla mistrec, një mami që stresohet kur bën foto për familjen e saj, një babi që...
10/09/2026

Kur bëhesh 9 vjeç dhe kupton se ke një vëlla mistrec, një mami që stresohet kur bën foto për familjen e saj, një babi që gjen kohën të jetë në foto se nuk ka rrugë tjetër, dhe një nëna që nuk di të të thotë jo për të gjitha kërkesat e tua, edhe atëherë kur mami ia ndalon. Mbi të gjitha kur bëhesh 9 vjeç kupton se kjo është ditëlindja e fundit me numër 1 shifror dhe të gjitha të tjerat në vazhdim do të jenë me numra 2 shifrorë, mami uron edhe me 3 shifrorë. Sido që të jetë, çdo ditëlindje duhet festuar për faktin që kemi shëndetin dhe njëri-tjetrin. Ja GËZUAR 🥂...

Eoooooo… Eooooooo… Tiroriroreooooooo… I LOVE YOU… ❤️                   5 SHTATOR 1946 - 5 SHTATOR 202680-vjetori i artis...
08/09/2026

Eoooooo… Eooooooo… Tiroriroreooooooo… I LOVE YOU… ❤️
5 SHTATOR 1946 - 5 SHTATOR 2026
80-vjetori i artistit tim të preferuar më gjeti në Montreux të Zvicrës, qytetin që Freddie Mercury e quante shtëpinë e tij të dytë.
Organizimi nga Freddie Days - Montreux ishte i jashtëzakonshëm. Gjithçka ishte menduar deri në detajin më të vogël. Programi i aktiviteteve për datat 2-6 shtator ishte publikuar shumë kohë më parë, duke u dhënë mundësi fansave nga e gjithë bota të organizonin udhëtimin e tyre.
Momenti i parë që shkova te statuja e Freddie-t ishte ndryshe nga sa e kisha imagjinuar për vite me radhë. Madje, për një çast u zhgënjeva, sepse statuja mezi dukej. Ajo ishte mbuluar pothuajse e gjitha nga tullumbace, lule, arushë prej pelushi, letra dhe dhurata që fansat kishin sjellë për të. Por shumë shpejt kuptova se pikërisht kjo ishte bukuria e atij vendi. Pas 35 vitesh nga largimi i tij, njerëzit vazhdojnë ta duan me të njëjtin pasion.
Mes shumë të ftuarve specialë, do të veçoja katër prej tyre. E para ishte motra e Freddie Mercury-t, Kashmira Bulsara, e shoqëruar nga djali i saj. Të dy ata kishin veshur pjesë origjinale nga garderoba e Freddie-t, një detaj që emocionoi të gjithë të pranishmit. I pranishëm ishte edhe Peter Freestone, ish-asistenti personal i Freddie Mercury-t dhe një nga njerëzit që e njohu më mirë gjatë viteve të fundit të jetës së tij.
Një surprizë shumë e bukur, të cilën fatkeqësisht nuk arrita ta fotografoj, ishte edhe pjesëmarrja e artistit shqiptar Gjon's Tears. Si të vetmit shqiptarë që ndodheshim në atë event, prania e tij na bëri të ndiheshim krenarë. Megjithatë, në atë atmosferë kombësitë nuk kishin aspak rëndësi.
Kishte njerëz nga çdo cep i botës dhe të çdo moshe. Nga adoleshentë 15-16 vjeç e deri te njerëz 85-90 vjeç. Të gjithë kishin ardhur për të njëjtën arsye: për të nderuar Freddie Mercury-n. Ishte e pabesueshme se si mijëra njerëz, që nuk njiheshin me njëri-tjetrin dhe flisnin gjuhë të ndryshme, krijonin ndjesinë e një familjeje të madhe. Ajo që mbizotëronte ishte liria, gëzimi, ngjyrat, pranimi i njëri-tjetrit dhe, mbi të gjitha, dashuria.
Mbrëmja vazhdoi plot hare. Një pjesë e pjesëmarrësve u drejtua drejt kazinosë për të vazhduar festën, ndërsa të tjerët qëndruan pranë statujës së Freddie Mercury-t, buzë liqenit, ku ishte organizuar një Silent Disco. Secili mund të merrte një palë kufje, të zgjidhte muzikën dhe të kërcente sa të donte, pa shqetësuar askënd. Fillimisht kjo mënyrë festimi më dukej disi humoristike, por shumë shpejt kuptova sa ide e zgjuar ishte. Është një shembull i bukur i respektit që zviceranët tregojnë për njëri-tjetrin. Edhe në një festë kaq të rëndësishme për qytetin, banorët përreth nuk shqetësoheshin nga muzika me volum të lartë. Në fund, të gjithë ishin të lumtur.
Mbrëmja u mbyll në mënyrën më spektakolare të mundshme. Mbi ujërat e liqenit u ngrit një perde gjigante uji dhe, papritur, mbi të u shfaqën imazhet e Queen, të shoqëruara nga muzika e tyre. Për disa çaste dukej sikur Freddie dhe grupi ishin rikthyer sërish mes nesh: të gjallë, magjikë dhe madhështorë.
Për mua, ky nuk ishte thjesht një udhëtim. Ishte një ëndërr që e mbaja në zemër prej më shumë se dhjetë vitesh. Çdo 5 shtator e imagjinoja veten në Montreux, pranë statujës së Freddie-t, mes njerëzve që ndanin të njëjtën dashuri për muzikën e tij. Kur më në fund u gjenda aty, në fillim nuk po e besoja që ëndrra ishte bërë realitet.
Si fotografe, u ktheva në shtëpi me shumë fotografi. Por, mbi të gjitha, u ktheva me kujtime që asnjë aparat fotografik nuk mund t'i kapë plotësisht. Janë ato emocione që mbeten përgjithmonë në zemër.

Nicol 1 vjeç 🎂 Vetëm ky portret kaq i ëmbël mund të bëjë mbylljen më të bukur të ditës së sotme. Nicol supermodelja ⭐️
26/08/2026

Nicol 1 vjeç 🎂 Vetëm ky portret kaq i ëmbël mund të bëjë mbylljen më të bukur të ditës së sotme. Nicol supermodelja ⭐️

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Soela Zani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Soela Zani:

Shortcuts

Share

Nearby photography services