EJAlbum

EJAlbum Realizojmë produkte fotografike për çdo event. Nga albumi tek ekspozita. Çdo produkt prodhohet e Kërkoi EJAlbum fotografit tënd...

20/07/2026

Ka vende që njihen nga malet e tyre. Të tjera vende njihen nga detet. Shqipëria njihet nga diçka më e rrallë: nga “portat” që s’u mbyllën kurrë për mikun dhe nga “urat” që s’e lanë askënd në anën tjetër, të vetëm.

Porta dhe ura nuk janë thjesht gurë të trashëguar, janë mënyra se si ky popull ka zgjedhur të jetojë: i hapur pa u dorëzuar, i lidhur pa u tretur. Mbi to kaloi Via Egnatia ose Rruga e Arbërit dhe historia e një kontinenti; brenda tyre banon Besa, fjala që vlen më shumë se vetë guri.

Një vend zhvillohet vetëm ashtu si ndërtohet një urë: gur mbi gur, brez mbi brez, me dije e me guxim. Dhe trashëgimia jetën e vet të dytë e nis gjithmonë në të njëjtin vend; në sytë e një fëmije që e sheh për herë të parë.

Ky botim është pikërisht kjo gjë: një portë që ua hapim fëmijëve tanë dhe një urë drejt së ardhmes së vendit tonë. Sepse kush mëson të hapë porta e të ndërtojë ura, nuk trashëgon thjesht një vend por e ndërton atë.

YELLOW SPOTS IN THE BLACK BOX ALKAN NALLBANI                                                                            ...
19/12/2025

YELLOW SPOTS IN THE BLACK BOX
ALKAN NALLBANI Ekspozitë personale
Kuruar nga: Ardian Isufi & Elton Koritari

18 Dhjetor 2025 - Shkurt 2026
Ceremonia e hapjes: 22 Dhjetor 2025 - ora: 18:00

OPEN ART GALLERY
Prishtinë (KS)

Jeni të ftuar në çeljen e ekspozitës personale të artistit të njohur shqiptar Alkan Nallbani pranë Open Art Gallery, Prishtinë, Kosovë. Kjo ekspozitë është konceptuar enkas për dy-vjetorin e galerisë dhe vendos theksin mbi procesin e kërkimit të dritës në shtresat e errëta të perceptimit dhe përvojës kohore.

“Yellow Spots in the Black Box” frymëzohet nga një tension poetik: njolla drite që shfaqen brenda një hapësire të errët, tëmbyllur, e të pakapshme. Alkan Nallbani përdor stigmatpiktorike si shenja të jetës, kujtesës, energjisë dhe zbulimit, ndërsa kutinë e zezë si objekt metaforik “pinhol-i” që shfaqet sisubjekt në brendësinë e njeriut, për realitetet e fshehura, përuniverset që ekzistojnë përtej shikimit të menjëhershëm

I lindur në Shqipëri në vitin 1971, Alkan Nallbani u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Shqipërisë, duke vazhduar arsimimin e tij në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, Itali dhe në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit Corcoran, në Uashington, D.C.

Ndër artistët më të mirë shqiptarë të atij brezi, mund të veçojme nga cv e tij e gjatë pjesëmarrjen në Bienalen Harnett në vitin 2010 dhe në Bienalen e Pragës në vitin 2009, Çmimin Mulliqi në vitin 2016, pjesmarrjen në Bienalja e 7-të Ndërkombëtare e Arteve Pamore Villa Farsetti, etj. Alkan Nallbani ka pjesmarrje në shumë ekspozita personale dhe në grup në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Artisti jeton dhe punon në Princeton, New Jersey / Firence, Itali / Berat, Shqipëri.

Shqipëria 1921 – Eugène PittardPunëtori & Ekspozitë FotografikeKubi i Kinemasë – Qendra Piramida16 Dhjetor 2025 | Ora 14...
13/12/2025

Shqipëria 1921 – Eugène Pittard

Punëtori & Ekspozitë Fotografike
Kubi i Kinemasë – Qendra Piramida
16 Dhjetor 2025 | Ora 14:00

Pas suksesit të ekspozitës trejavore në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, projekti “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard” rikthehet për publikun e gjerë shqiptar, kësaj here në një kontekst të hapur urban, në parkun e Qendrës Piramida. Ky rikthim shënon jo vetëm një zhvendosje fizike të ekspozitës, por edhe një hapje të re konceptuale drejt dialogut, edukimit dhe përfshirjes aktive të publikut.

Punëtoria e hapur, e organizuar në bashkëpunim me pedagogët Kein Katroshi, Orestia Kapidani dhe Harri Aleksi, me studentë të Universitetit New York Tirana dhe Universitetit të Arteve Tiranë, mentoruar nga kuratori i ekspozitës Elton Koritari, synon të krijojë një hapësirë reflektimi mbi fotografinë si dokument historik, si akt humanist dhe si mjet interpretimi bashkëkohor. Përmes diskutimeve, leximit të imazhit dhe ndërhyrjeve instalative, pjesëmarrësit ftohen të rishikojnë marrëdhënien mes fotografit, subjektit dhe kontekstit historik.

Vepra fotografike e Eugène Pittard përçon gjendjen njerëzore në një moment të brishtë të historisë shqiptare dhe përfaqëson një nga dëshmitë më të hershme të asaj që sot do ta quanim fotografi sociale. Në qindra imazhe, Pittard i sheh shqiptarët jo si objekte studimi të ftohtë antropologjik, por si individë me dinjitet, histori dhe prani të gjallë. Syri i tij humanist ndërton një narrativë që tejkalon dokumentimin shkencor dhe shndërrohet në një akt respekti dhe empatie.

Ekspozita në Qendrën Piramida propozon një udhëtim në kohë përmes fotografisë dhe instalacionit, duke e transportuar publikun në vitin 1921 – një moment themelor, por i pasigurt për Shqipërinë. Në këtë përvojë, imazhet nuk shfaqen vetëm si relike të së shkuarës, por si mjete për të reflektuar mbi identitetin, kujtesën kolektive dhe mënyrën se si historia vizuale vazhdon të ndikojë perceptimin tonë sot.

Kjo punëtori–ekspozitë synon të jetë një platformë e hapur ku fotografia historike takon praktikën bashkëkohore, dhe ku publiku bëhet pjesë aktive e procesit të interpretimit dhe ripërfytyrimit të së shkuarës.

Jeni të gjithë të ftuar.

Shqipëria 1921 - Eugène PittardEkspozitë FotografikeQendra Piramida10 - 12 Dhjetor 2025Hapja: 10 Dhjetor 2025 - Ora: 11:...
10/12/2025

Shqipëria 1921 - Eugène Pittard
Ekspozitë Fotografike

Qendra Piramida
10 - 12 Dhjetor 2025
Hapja: 10 Dhjetor 2025 - Ora: 11:00

Pas suksesit të ekspozitës trejavore në COD - Qendra për Hapje dhe Dialog, “Shqipëria 1921 - Eugène Pittard” rikthehet sërish për publikun e gjërë shqiptar, kësaj radhe në ambjente të hapura, në parkun e Qendrës Piramida.

Vepra fotografike e Pittard përçon gjendjen njerëzore dhe si e tillë ajo është dëshmi e hershme e një fotografie sociale. Në qindra fotografitë e tij, Pittard, me syrin e tij prej humanisti, i shikoi shqiptarët jo si objekte studimi të ftohtë, por si dëshmitarë të gjallë të një historie që meritonte të ruhej, të respektohej dhe të tregohej.

Ekspozita në Qendrën Piramida do të ofrojë rishtazi për publikun shqiptar një udhëtim në kohë përmes fotografisë dhe instalacionit, duke e çuar publikun, përmes veprës së artistit, në vitin e brishtë 1921.

Jeni të gjithë të ftuar!

Address

Boulevard Gjergj Fishta. Nd. 28/12. Zyra Nr. 7
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 20:00

Telephone

+35545629632

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EJAlbum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to EJAlbum:

Shortcuts

Share

Category