19/02/2026
𝑷ë𝒓𝒖𝒓𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒍𝒊𝒃𝒓𝒊𝒕 “𝑩𝒂𝒍𝒍𝒐𝒋𝒂 𝒎𝒃𝒓𝒆𝒕ë𝒓𝒐𝒓𝒆 𝒆 𝒌𝒖𝒓𝒐𝒓ë𝒔” 𝒊 𝒂𝒖𝒕𝒐𝒓𝒆𝒔 𝑨𝒍𝒆𝒋𝒏𝒂 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊
Përurohet libri “Balloja mbretërore e kurorës” i autores Alejna Selimi
Sot është bërë përurimi i librit “Balloja mbretërore e kurorës” i autores Alejna Selimi, libër i cili është pjesë e serisë së librave “Aventurat në mbretërinë magjike”.
Përurimi i librit është organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij përgëzoi autoren për librin e saj të katërt.
Talenti i autores së re Alejna Selimi u vlerësua edhe nga të pranishmit në këtë përurim.
Përurimi i librit “Balloja mbretërore e kurorës” u organizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.