Dëshmorët e Viti-së

Dëshmorët e Viti-së Informata rreth Familjeve të Dëshmorve në Viti

30/04/2026
NjoftimMe datë 5 Maj, Komuna e Vitisë shënon Ditën e Dëshmorëve, në nderim të 29 dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë...
02/05/2025

Njoftim

Me datë 5 Maj, Komuna e Vitisë shënon Ditën e Dëshmorëve, në nderim të 29 dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë dhe atdheun.

Ftojmë me nderim të veçantë:
• Familjet e dëshmorëve,
• Familjet e martirëve,
• Të plagosurit,
• Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
• Institucionet lokale dhe qendrore,
• Mysafirët dhe
• Të gjithë qytetarët,

që të marrin pjesë në homazhet dhe aktivitetet përkujtimore që do të organizohen në nder të të gjithë dëshmorëve të kombit.

Aktivitetet do të zhvillohen më 5 maj 2025, si vijon:
• Ora 09:30 – Seancë solemne në sallën e Kuvendit Komunal
• Ora 10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Të nderojmë së bashku sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë!

Reagim i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, dega në VitiShoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftë...
11/04/2025

Reagim i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, dega në Viti

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, dega në Viti, dënon ashpër aktin vandal dhe të papranueshëm të kryer në Memorialin e Dëshmorëve në Viti. Sipas informacioneve, persona të panjohur kanë shkruar në murin e jashtëm të kompleksit, ku ndodhet edhe emblema e UÇK-së, duke dëmtuar kështu këtë vend të shenjtë ku prehen dëshmorët e kombit.

Ky veprim makabër dhe vandal është sulm ndaj sakrificës dhe gjakut të derdhur për lirinë e vendit tonë. Cenimi i simboleve dhe memorialeve të dëshmorëve është i papranueshëm dhe përbën fyerje për familjet e dëshmorëve dhe mbarë popullin tonë.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti të shëmtuar, si dhe të sigurojnë që vende të tilla të mbrohen nga çdo formë e vandalizmit në të ardhmen.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kuvendit Komunal, kryetarit të Komunës dhe qeverisjes komunale që të marrin masa konkrete për mbrojtjen e Memorialit të Dëshmorëve duke siguruar instalimin e kamerave të sigurisë në këtë kompleks, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla të turpshme në të ardhmen.

Nderimi dhe kujtimi i dëshmorëve është detyrë e shenjtë e secilit prej nesh. Për këtë arsye, ftojmë qytetarët të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo tentativë për dëmtimin e vlerave tona kombëtare.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

rkujtimi i Dëshmorëve të 5 Prillit 1999 – Smir & Lubishtë26 vjet nga rënia heroike për liri – 5 Prill 2025Më 5 prill 202...
03/04/2025

rkujtimi i Dëshmorëve të 5 Prillit 1999 – Smir & Lubishtë

26 vjet nga rënia heroike për liri – 5 Prill 2025

Më 5 prill 2025, mbushen 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit nga fshatrat Smir dhe Lubishtë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës gjatë ofensivave të përgjakshme të pranverës së vitit 1999.

Kjo ditë është një ndër momentet më të dhimbshme, por edhe më krenare të historisë sonë. Sakrifica e tyre përbën një testament të përjetshëm të qëndresës shqiptare për liri dhe pavarësi. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në këto dy fshatra është një dëshmi e guximit, vendosmërisë dhe sakrificës sublime për mbrojtjen e atdheut.



Beteja në Smir – 5 Prill 1999

Në orët e para të 5 prillit 1999, rreth orës 10:30, forcat serbe paramilitare, policore dhe çetnike rrethuan fshatin Smir, duke nisur një ofensivë të gjerë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë moment kritik, luftëtarët e UÇK-së u përballën me armikun me guxim të jashtëzakonshëm.

Në përleshjet e ashpra që pasuan, ranë heroikisht katër luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

Dëshmorët e Smirit
• Mirali Sejdiu
• Hebib Sejdiu
• Skender Salihu
• Ylvi Demiri

Ata qëndruan deri në frymën e fundit, duke mbrojtur me dinjitet dhe vendosmëri tokën dhe popullin e tyre.



Beteja në Lubishtë – 5 Prill 1999

Pas ofensivës në Smir, forcat serbe marshuan drejt Lubishtës, duke e rrethuar fshatin rreth orës 13:00.

Në këtë moment, forcat serbe nisën bastisjet nëpër shtëpi, duke terrorizuar civilët dhe duke kërkuar ushtarët e UÇK-së. Por ata nuk e dinin se brenda fshatit i priste një tjetër përballje heroike.

Në ballë të rezistencës, me një trimëri të pashoqe, qëndroi:
• Xhemajl Ademi

Ai u përball me forcat serbe, duke përdorur granata dore dhe duke sinjalizuar se UÇK-ja po luftonte për çdo pëllëmbë të tokës shqiptare. Lufta ishte e pabarabartë, por rezistenca e tij ishte e pathyeshme.

Pasi nuk arritën të thyenin qëndresën e UÇK-së, forcat serbe i drejtuan zemërimin e tyre ndaj UÇK-së. Ata torturuan dhe më pas ekzekutuan mizorisht:
• Mustafë Shema
• Muhamet Muharremi

Këta burra të fortë dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut.

Gjatë granatimeve që pasuan, u plagos rëndë edhe:
• Blerim Hetemi, i cili, pavarësisht plagëve, i mbijetoi kësaj përballjeje tragjike.

Ndërkohë, Lubishta dhe banorët e saj përjetuan terrorin e forcave serbe, të cilat dogjën dhe shkatërruan shumë shtëpi e prona të shqiptarëve.



Dëshmorët e Lubishtës

Përveç dëshmorëve të rënë më 5 prill 1999, fshati Lubishtë nderon edhe tre dëshmorë të tjerë, të cilët ranë gjatë luftës së UÇK-së:
• Kemajl Azizi
• Sali Zenuni
• Rash*t Mustafa

Lubishta përkujton edhe martirë – burra, gra dhe fëmijë – të cilët u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Po ashtu, kujtohet mbi 90 bura e femi të masakra e vitit 1912-1913, mbi fshatin Përgorc, ku u vranë shqiptarë të pafajshëm nga mosha 12 deri në 80 vjeç, të ekzekutuar mizorisht nga forcat serbe.



Përkujtimi dhe Dita e Shkollës – 5 Prill 2025

Për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, më 5 prill 2025, fshatrat Smir dhe Lubishtë organizojnë një ceremoni përkujtimore dhe shënojnë këtë ditë si:
• “Dëshmorët e 5 Prillit” – në Smir
• “Dëshmorët e Kombit” – në Lubishtë

Kjo ditë është një shprehje e krenarisë kombëtare dhe e respektit të përjetshëm për dëshmorët, por edhe një mesazh për brezat e ardhshëm se liria ka një çmim të lartë dhe se sakrifica e atyre që ranë për të nuk duhet harruar kurrë.



Programi i Tubimeve Përkujtimore – 5 Prill 2025

▶ Ora 10:00 – Homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Viti
▶ Ora 11:00 – Tubimi përkujtimor dhe Dita e Shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smir
▶ Ora 14:00 – Tubimi përkujtimor dhe Dita e Shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Lubishtë

Në këto aktivitete, do të marrin pjesë familjarët e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së, nxënësit, qytetarët dhe përfaqësues të institucioneve, për të nderuar dhe kujtuar me dinjitet ata që dhanë jetën për atdheun.



Lavdi dëshmorëve të kombit!

Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për sakrificën e tyre!
Qoftë e përjetshme liria për të cilën ata ranë

Sot, në zyrën e SHFD, kryetari Ademi me nder dhe respekt priti koordinatorin rajonal të Gjilanit, Halit Alidema. Gjatë t...
17/03/2025

Sot, në zyrën e SHFD, kryetari Ademi me nder dhe respekt priti koordinatorin rajonal të Gjilanit, Halit Alidema. Gjatë takimit, kryetari Ademi i shprehu mirënjohjen e tij z. Alidema dhe Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” për kontributin e çmuar. Shoqata ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë para luftës, gjatë luftës dhe ende vazhdon të ndihmojë familjet në nevojë, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Në këtë rast, kryetari i dhuroi z. Alidema një kalendar punues nga SHFD, i cili përmban foto të dëshmorëve të kombit nga komuna e Vitit.

Nata e 7 Marsit është një natë me domethënie të veçantë për popullin shqiptar, pasi simbolizon sakrificën sublime të fam...
07/03/2025

Nata e 7 Marsit është një natë me domethënie të veçantë për popullin shqiptar, pasi simbolizon sakrificën sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Tradita e ndezjes së zjarreve në mbarë Kosovën në këtë natë është një akt përkujtimor dhe nderimi për të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të gjithë ata që luftuan për liri.

Me propozimin e kryetarit të familjeve të dëshmorëve në Viti, z. Xhevxhet Ademi, sot në ora 19:00, në parkimin e varrezave të dëshmorëve në Viti, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë ndezur zjarrin simbolik. Ky akt përkujton sakrificën e 58 anëtarëve të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Kjo është një natë reflektimi, nderimi dhe përkushtimi për të mos harruar kurrë historinë dhe çmimin e lirisë sonë.

Lavdi të rënëve për liri!

Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Dega në VitiSot, me respekt dhe mirënjohje të thel...
06/03/2025

Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Dega në Viti

Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë, urojmë të gjithë mësuesit për përkushtimin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Ata kanë qenë dhe mbeten pishtarë të dijes, duke ndikuar jo vetëm në arsim, por edhe në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Në historinë tonë kombëtare, mësuesit kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm, si në ndriçimin e mendjeve të reja, ashtu edhe në mbajtjen gjallë të frymës së lirisë. Në kohë okupimi, ata nuk u ndalën së mësuari, duke sakrifikuar për të ruajtur arsimin shqip. Në kohë lufte, shumë prej tyre u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontribut të çmuar për lirinë e vendit.

Sot, në Kosovën e lirë, mësuesit vazhdojnë të jenë ndërtues të së ardhmes, duke edukuar me përkushtim breza të rinj me vlera kombëtare, humane dhe profesionale.

Në këtë ditë të shënuar, nderojmë dhe respektojmë çdo mësues për sakrificën dhe ndikimin e tij në shoqëri.
Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Urime për muajin e shenjtë të Ramazanit!Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhevxhet Ademi, uron të gjithë b...
28/02/2025

Urime për muajin e shenjtë të Ramazanit!

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhevxhet Ademi, uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Qoftë ky muaj i mbushur me paqe, harmoni dhe begati për të gjithë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti!

25/02/2025

Reagimi Publik i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dega në viti

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së shpreh shqetësimin dhe indinjatën e saj lidhur me botimet dhe shkrimet që përfshijnë biografitë e dëshmorëve pa konsultim me familjarët ose me përfaqësuesit e shoqatës sonë.

Është e papranueshme që individë apo grupe të caktuara të publikojnë informacione të pavërtetuara, duke shtrembëruar historinë dhe realitetin e dëshmorëve. Këto veprime jo vetëm që përbëjnë një cenim të rëndë të dinjitetit të dëshmorëve tanë, por edhe plagosin rëndë ndjenjat e familjeve të tyre, të cilat tashmë përballen me dhimbjen e humbjes së më të dashurve të tyre.

Ne e konsiderojmë këtë një tentativë për të deformuar historinë e lavdishme të luftës për liri dhe për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Historia dhe sakrifica e dëshmorëve duhet të trajtohen me saktësi, dinjitet dhe respekt maksimal.

Shoqata kërkon që çdo autor, studiues apo institucion që dëshiron të shkruajë për dëshmorët të konsultohet me familjarët dhe përfaqësuesit e Shoqatës, në mënyrë që të ruhet vërtetësia dhe integriteti historik.

Njëherit, kërkojmë nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin hapa konkretë për të parandaluar shtrembërimin dhe keqpërdorimin e historisë së dëshmorëve. Nuk do të lejojmë që sakrifica e tyre të zbehet apo të keqinterpretohet për interesa të ndryshme.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dega në Viti.

Address

Viti
Vitina
16000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dëshmorët e Viti-së posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category