Vinarc i Eperm

Vinarc i Eperm Fshati Vinarc i Epërm Mitrovice

Të nderuar banorë të Vinarcit të Epërm,Dua t’ju njoftoj se, si përfaqësues i fshatit, kam dorëzuar kërkesën për vendosje...
04/09/2026

Të nderuar banorë të Vinarcit të Epërm,

Dua t’ju njoftoj se, si përfaqësues i fshatit, kam dorëzuar kërkesën për vendosjen e ndriçimit publik në fshatin tonë.

Ndriçimi i rrugëve është një nevojë e domosdoshme për banorët tanë dhe mbi të gjitha për sigurinë e fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë qytetarëve, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Pas kërkesës së bërë dhe angazhimit me institucionet përkatëse, besoj se shumë shpejt do të fillojë realizimi i këtij projekti, në mënyrë që edhe Vinarci i Epërm të ketë ndriçimin që e meriton.

Falënderoj drejtuesit komunal dhe Drejtorinë përkatëse për gatishmërinë dhe përkushtimin për ta mbështetur këtë kërkesë të banorëve.

Si përfaqësues i fshatit, do të vazhdoj ta përcjell nga afër realizimin e këtij projekti dhe të angazhohem për nevojat dhe kërkesat e banorëve tanë.

Me respekt: Lulzim Hasani

📚 NJË LIBËR QË NUK DUHET T’I MUNGOJË ASNJË SHTËPIE TË VINARCIT 📚  Monografia “Vinarci në rrjedhat e kohës” është një vep...
01/08/2026

📚 NJË LIBËR QË NUK DUHET T’I MUNGOJË ASNJË SHTËPIE TË VINARCIT 📚
Monografia “Vinarci në rrjedhat e kohës” është një vepër me vlerë të veçantë që pasqyron historinë, traditat dhe rrugëtimin e fshatit tonë ndër vite. Në këtë libër flitet për pothuajse çdo familje të Vinarcit të Epërm dhe të Ultë, prejardhjen e tyre dhe vazhdimësinë e brezave, duke ruajtur një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë.
-Nëse dëshironi ta siguroni një kopje, kontaktoni autorin e librit, Rifat Ademin. 📖

🚫 NDALONI HEDHJEN E MBETURINAVE DHE GËRMADHAVE! 🚫Në rruga "Vigu" buze lumit ibër mbeturina të hedhura përball restaurant...
25/05/2026

🚫 NDALONI HEDHJEN E MBETURINAVE DHE GËRMADHAVE! 🚫

Në rruga "Vigu" buze lumit ibër mbeturina të hedhura përball restaurant Vigu ose afer ures që lidh f. Vinarc dhe f.Koshtove.
Hedhja e mbeturinave në hapësira publike është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.
Secili person që kapet duke hedhur mbeturina apo gërmadha do të lajmërohet menjëherë në Polici.
📸 Apel për qytetarët e nderuar:
Nëse shihni dikë duke hedhur mbeturina, mjafton një foto dhe dërgojeni këtu në faqen time.
Unë personalisht do ta raportoj rastin në Polici.
🙏 Ju lutem, ta mbajmë ambientin tonë të pastër, për ne dhe për gjeneratat që vijnë.

Me respekt L.Hasani

23/05/2026

Një ditë pranvere, plot frymëzim në vendlindjen tonë 🌺🌸

29/04/2026

-Njoftim për Urën e rugës "VIGU"

Të nderuar banorë të fshatit Vinarc i Epërm,

Si përfaqësues i fshatit, unë, L. Hasani, ju njoftoj se i jam drejtuar Kuvendit Komunal, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës (D.Sh.P.I), me një kërkesë për intervenim dhe rregullim të mbrojtëseve të urës që lidh rrugen "Vigu" me fshatin Koshtovë.

Kërkesa zyrtare.

Të nderuar,

Në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit Vinarc i Epërm, unë, Lulzim Hasani, përmes kësaj kërkese ju drejtohem Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës (D.Sh.P.I), në adresim të Drejtorit përgjegjës, për të kërkuar ndërhyrje urgjente në rregullimin e mbrojtëseve të urës që lidh rrugën “Vigu” me fshatin Koshtovë.

Kjo urë shfrytëzohet çdo ditë nga nxënësit e fshatit për vijimin e procesit mësimor në shkollën e fshatit Koshtovë. Aktualisht, mbrojtëset anësore të urës janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezik serioz për sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve që e përdorin këtë kalim.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj ure për nxënësit dhe komunitetin, kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për sanimin dhe sigurimin e urës, në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik i mundshëm.

Në bashkëngjitje të kësaj kërkese gjenden edhe fotografit që dëshmon gjendjen e dëmtuar të anësoreve të urës.

Nr i protokolit të kerkeses. 09-343/04-0023502
Date: 28.04.2026

Me respekt,
Lulzim Hasani
Përfaqësues i fshatit Vinarc i Epërm.

28/04/2026

Njoftim!

Të nderuar banorë të fshatit Vinarc i Epërm,

Si përfaqësues i fshatit, unë, L. Hasani, ju njoftoj se i jam drejtuar Kuvendit Komunal, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës (D.Sh.P.I), me një kërkesë për intervenim dhe rregullim të mbrojtëseve të urës së njohur si “Ura e Kuqe”.

Kjo urë lidh fshatin Vinarc të Epërm me fshatin Koshtovë dhe ndodhet pranë rrugës së quajtur “Lagjja Nimani”. Duke qenë se kjo urë shfrytëzohet çdo ditë nga banorët, rregullimi i saj është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Kërkesa zyrtare është kjo.

Të nderuar.

Në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit Vinarc i Epërm, unë, Lulzim Hasani, përmes kësaj kërkese ju drejtohem për të kërkuar ndërhyrje urgjente në rregullimin e mbrojtëseve të urës së njohur si “Ura e Kuqe”.

Kjo urë, e cila lidh fshatin Vinarc me fshatin Koshtovë dhe ndodhet pranë rrugës “Lagjja Nimani”, aktualisht është në gjendje jo të mirë dhe paraqet rrezik për banorët që e përdorin çdo ditë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj ure për qarkullimin dhe sigurinë publike, kërkoj që nga ana juaj të ndërmerren masa të menjëhershme për sanimin dhe sigurimin e saj.

Në bashkëngjitje të kësaj kërkese gjendet edhe fotografit që dëshmojn dëmtimin e anësoreve të urës.

Kërkesa : Me nr dhe date protokoli: 09-352/01- 001942. Date: 10.04.2026

Me respekt,
Lulzim Hasani
Përfaqësues i fshatit Vinarc i Epërm.

“Njoftim nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për personat me aftësi të kufizuara.”
22/04/2026

“Njoftim nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për personat me aftësi të kufizuara.”

Address

Rr. Martiret E Kombit
Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vinarc i Eperm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vinarc i Eperm:

Shortcuts

Share

Category