02/11/2026
Vlera që ndërtojnë emër dhe respekt…
Reka ka njerëz me vlera të larta, të cilët me punën, edukatën dhe përkushtimin e tyre japin kontribut në fusha të ndryshme të shoqërisë. Ndër ta janë Fatmir Fazliu dhe djali i tij, Erblini.
Fatmiri është profesor i nderuar në Shkollën e Mesme të Ekonomisë “Hasan Prishtina”. Me përkushtimin e tij ndër vite, ai ka dhënë kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave, duke fituar respektin e nxënësve, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve.
Erblini djali i tij, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku shërben me nder dhe përgjegjësi ndaj atdheut. Krahas këtij angazhimi, ai është edhe gjyqtar në Ligën e Dytë të Futbollit të Kosovës, duke qenë aktiv edhe në fushën e sportit.
Babë e bir, secili në rrugëtimin e tij, dëshmojnë vlera të larta njerëzore, edukatë dhe përkushtim.
Fatmirit dhe Erblinit u dëshirojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në çdo hap të jetës!