Jabuqt

Jabuqt kjo faqe ka per qellim te tregoj bukurin e fshatit jabuq https://www.facebook.com/Jabuqt/?fref=photo&hc_location=ufi dhe ndryshimet qe ndodhin ne fashat .

Komuna e Gjilanit Alban Hyseni Faton Tahiri
14/04/2026

Komuna e Gjilanit Alban Hyseni Faton Tahiri

14/04/2026
12/04/2026

đŸŽŁđŸ đŸžïžJabuqt

07/04/2026

07/04/2026

Bravo djalosh đŸ«ĄđŸ‘

21/03/2026

Marin MEMA

đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡œđŸ‡°Urime dita e PavarĂ«sis KosovĂ«s 17 shkurt 2008 . Prof. Reshat Ramadani – HistorianRrĂ«fim Xhafer Xhaferi (i lindur nĂ« ...
17/02/2026

đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡œđŸ‡°Urime dita e PavarĂ«sis KosovĂ«s 17 shkurt 2008 . Prof. Reshat Ramadani – Historian
RrĂ«fim Xhafer Xhaferi (i lindur nĂ« vitin 1941), nga Jabuqa – Livoqi i EpĂ«rm, rrĂ«fen pĂ«r gjyshin e tij, XhafĂ« JabuqĂ«n, kaçakun e njohur tĂ« AnamoravĂ«s nĂ« fund tĂ« shekullit XIX dhe nĂ« tri dekadat e para tĂ« shekullit XX. Ai flet gjithashtu edhe pĂ«r pasardhĂ«sit e tij.

Familja e XhafĂ«s ishin muhaxherĂ« tĂ« ardhur nga Jabuqa (Jabukova – Nahia e ToplicĂ«s). Xhafa kishte lindur nĂ« vitin 1876 dhe, kur ishte vetĂ«m dy vjeç, familja e tij u shpĂ«rngul me dhunĂ« sĂ« bashku me gjashtĂ« familje tĂ« tjera tĂ« afĂ«rta. Fillimisht u vendosĂ«n nĂ« Baksh tĂ« PrishtinĂ«s dhe pas tri vitesh kaluan nĂ« JabuqĂ« tĂ« Livoqit tĂ« EpĂ«rm, ku edhe sot jetojnĂ« pasardhĂ«sit e tyre, pĂ«rfshirĂ« nipin Xhaferin.

Nga këto familje:
‱ 3 familje u vendosĂ«n nĂ« fshatin KravaricĂ«,
‱ 3 familje nĂ« MalishevĂ« (disa prej tyre jetojnĂ« nĂ« Gjilan, ndĂ«rsa disa janĂ« shpĂ«rngulur nĂ« Turqi).

Të gjithë i përkasin fisit Gash.

Gjatë shpërnguljes së familjes së Xhafës, iu bashkuan edhe të afërm të tjerë si Hajdin Hajdini dhe Sadik Elezi (i lindur në Toplicë, vdekur në vitin 1933).

Sipas rrëfimit të nipit, Xhafa ishte i kyçur në Lëvizjen Kaçake, së bashku me Hamzë Malishevën (kaçak i njohur nga Malisheva, më vonë i dyshuar për tradhti në rastin e vrasjes së Xhafës), si dhe Ibrahim Magashin, kaçak nga Gumnishta e Poshtme dhe shok i ngushtë i tij.

Në vitin 1924, te Kroi i Livoqit të Poshtëm, Xhafa arriti të likuidojë Lubon, komandantin e xhandarmërisë në Gjilan. Që nga ai moment, ai vazhdoi jetën si kaçak mali deri në vitin 1927, kur u kap nga xhandarmëria e stacionit në Zhegër. Dyshohet se u tradhtua nga kundërkaçakë. Edhe pse i plagosur rëndë dhe i djegur, ai arriti të vrasë dy xhandarmë para se të vdiste vetë. Familja e tij u syrgjynos dhe u shpërngul me dhunë në Maqedoni (Veles, Kërçovë etj.) deri në vitin 1930.

RrĂ«fimi vazhdon me pasardhĂ«sit e XhafĂ«s. Bajrush Xhaferi, djali i kaçakut dhe babai i rrĂ«fyesit, mori pjesĂ« nĂ« LuftĂ«n e Livoqit nĂ« fund tĂ« prillit 1943, nĂ« anĂ«n e vullnetarĂ«ve tĂ« udhĂ«hequr nga Ramiz CĂ«rnica. Ai gjithashtu mori pjesĂ« nĂ« LuftĂ«n e RaincĂ«s – nĂ« RekĂ«n e Gjakut, mĂ« 19 shtator 1944, sĂ« bashku me Ramadan Sadikun, Musli Hajdinin, Sahit JabuqĂ«n dhe tĂ« afĂ«rm tĂ« tjerĂ«.

Bajrushi ishte pjesĂ«tar i BrigadĂ«s sĂ« VII Kosovare, me komandant Shaban HaxhinĂ«. MĂ« vonĂ«, ai u transferua nĂ« VojvodinĂ«, TrebinĂ« etj. Ai pĂ«rjetoi edhe ngjarjet tragjike tĂ« MasakrĂ«s sĂ« Gjilanit (1944–45).

Në Brigadën VII ishin edhe familjarë të tjerë si Halim Halimi, Hysen Sadiku, Tahir Tahiri, Rizah Hajdini, Vesel Zeka dhe Sylejman Zeka. Ky i fundit, për kundërshtim të situatës së përgjakshme, u dënua me 15 vjet burg, nga të cilat 13 i vuajti në burgun e Foqës në Bosnje.

Bajrushi u akuzua si jatak i Hasan Ali Remikut dhe vuajti tre muaj burg nĂ« vitin 1949. GjatĂ« aksionit tĂ« armĂ«ve (1955–56), nga ky trung familjar u maltretuan Hamit Ilazi (i cili vdiq pas 6–7 muajve nga pasojat), Vesel Zeka, Tahir Tahiri dhe tĂ« tjerĂ«.

NĂ« pĂ«rfundim, Xhaferi thekson se nga trungu i tyre familjar kishte tĂ« mobilizuar edhe nĂ« kohĂ«n e sulltanit, nĂ« dy dekadat e para tĂ« shekullit XX, tĂ« angazhuar nĂ« luftĂ«rat e PerandorisĂ« Osmane nĂ« Jemen, Galipol (Çanakkale) dhe Qana Kala, shumĂ« prej tĂ« cilĂ«ve nuk u kthyen mĂ« kurrĂ« nĂ« vendlindje.

A***n Mavriqi - Photography
31/01/2026

A***n Mavriqi - Photography

TĂ« fala nga Liqeni i Livoqit, Gjilan.

📜 HISTORIA E FSHATIT JABUQ – GJILANFshati Jabuq, qĂ« sot gjendet nĂ« periferi tĂ« qytetit tĂ« Gjilanit, pranĂ« Livoqit tĂ« EpĂ«...
29/01/2026

📜 HISTORIA E FSHATIT JABUQ – GJILAN

Fshati Jabuq, që sot gjendet në periferi të qytetit të Gjilanit, pranë Livoqit të Epërm, ka një histori të thellë dhe të dhimbshme, të trashëguar brez pas brezi.

🔮 Prejardhja
BanorĂ«t e parĂ« tĂ« Jabuqit janĂ« muhaxhirĂ« shqiptarĂ«, tĂ« dĂ«buar me dhunĂ« nga Toplica, Leskovci dhe Kurshumlia pas viteve 1877–1878, kur kĂ«to troje u pushtuan nga Serbia. KĂ«to zona njiheshin nĂ« kujtesĂ«n shqiptare si pjesĂ« e “MollĂ«s sĂ« Kuqe”.BanorĂ«t Jabuq ,ishin aty nĂ« Toplica ,prej kur Dielli 🌞nxen TokĂ«n🌎.

🍎 Emri Jabuq
Emri i fshatit lidhet me vendlindjen e vjetĂ«r tĂ« banorĂ«ve (Jabuq/JabukĂ« – mollĂ«), si kujtesĂ« e tokave tĂ« humbura, qĂ« muhaxhirĂ«t e ruajtĂ«n pĂ«r tĂ« mos harruar prejardhjen e tyre.

🏡 Vendosja e parĂ« nĂ« Gjilan
Pas vitit 1878, banorët u vendosën fillimisht në zonën ku sot ndodhet Liqeni i Livoqit të Epërm, ku ndërtuan shtëpitë dhe oborret e para.Thuhet që ishin katër vëllezër .

🌊 Zhvendosja e dytĂ« (1960–1970)
GjatĂ« viteve 1960–1970, pushteti i atĂ«hershĂ«m ndĂ«rtoi liqenin artificial tĂ« Livoqit tĂ« EpĂ«rm, dhe banorĂ«t e Jabuqit u detyruan tĂ« lĂ«shojnĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre. Ata ndĂ«rtuan shtĂ«pi tĂ« reja mĂ« lart, mbi liqenin e sotĂ«m, ku gjendet Jabuqi aktual.

đŸ‘šâ€đŸ‘©â€đŸ‘§â€đŸ‘Š Familjet e hershme
Ndër familjet e vjetra të fshatit përmenden mbiemra si Hajdini dhe Tahiri, Xhaferi dhe Sadiku, që dëshmojnë prejardhjen muhaxhire dhe vazhdimësinë historike.

🧠 PĂ«rfundim
Jabuqi është dëshmi e gjallë e:
‱ dy shpĂ«rnguljeve tĂ« mĂ«dha historike
‱ qĂ«ndresĂ«s dhe ruajtjes sĂ« identitetit
‱ kujtesĂ«s qĂ« nuk u shua kurrĂ«

📌 Historia jonĂ« nuk duhet harruar.Jabuq 1878 đŸ‡ŠđŸ‡±.

đŸ‡ŠđŸ‡±Leskovci foli gjuhĂ«n qĂ« ka folur nĂ« historiđŸ‡ŠđŸ‡±NĂ« Toplic te Molla kuqe  ku shqiptarĂ«t pĂ«rbĂ«nin shumicĂ« deri mĂ« 1878, u f...
11/10/2025

đŸ‡ŠđŸ‡±Leskovci foli gjuhĂ«n qĂ« ka folur nĂ« historiđŸ‡ŠđŸ‡±

NĂ« Toplic te Molla kuqe ku shqiptarĂ«t pĂ«rbĂ«nin shumicĂ« deri mĂ« 1878, u fol sot sĂ«rish nĂ« gjuhĂ«n e shqiponjave, siç i ka hije🩅 JabuqtđŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡œđŸ‡°

23/02/2025

Address

Jabuqt
Gjilan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jabuqt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category