Koleksioni Albretrogjurmime daton që në vitin 1897 dhe u krijua ndonëse pavetëdijshëm nga të parët e familjes Haxhibeqiri nga Gjakova. Artefaktet dhe eksponatet u barten brez pas brezi deri në ditët tona, fillimisht si mjete të përdorshme nga brezat e mëhershëm, dhe duke u ruajtur më vonë si relikte nostalgjike nga brezat e mëvonshëm. Që nga viti 2000 e tutje më shkrepi fati mua që t'i ri-grumbull
oj dhe ti koleksionoj të gjitha këto eksponate nën një emër "ALBRETROGJURMIME", që edhe nga vet emri lë të kuptohet që kemi të bëjmë me një koleksion i cili në vetvete strehon gjësende të cilat drejtpërdrejtë ose tërthorazi , kanë të bëjnë me shqiptarët. Koleksioni është i ndarë në disa pjesë, duke u klasifikuar ne bazë të përmbajtjes, ku secila prej tyre zënë vend të posaçëm në kuadër të tërësisë dhe këtu janë prezantuar me disa albume fotografike me emërtime të veçanta. Pjesa dërrmuese, siç e thash edhe më lartë është trashëgimi e familjes, porse kohë pas kohe koleksioni plotësohet me eksponate të natyrave të ndryshme, porse duke e ruajtur gjithmonë natyrën e Alretrogjurmimeve. Momentalisht koleksioni numëron afërsisht 215 eksponate dhe fal interesimit dhe dëshirës për ta plotësuar edhe më tutje, fondi i koleksionit tonë po pasurohet dita ditës. Ndonëse koleksioni ende është në faze e riorganizimit, ai shume shpejte do të ketë edhe fazën e zgjerimit. "..., ndjej qe ka një lloj misteri në mes meje dhe këtij Koleksioni,..." Visar Haxhibeqiri
ETIMIOLOGJIA E EMERTIMIT "ALBRETROGJURMIME"
Në fakt, Albretrogjurmime është një togfjalësh, i përbëre prej tre fjalëve ku secila veçmas shpreh dhe nënkupton filozofinë e përgjithshme të këtij koleksioni. ALB - është shkurtese për ALBANIAN, emërtimi ndërkombëtarë për shqiptarët. RETRO - është shkurtesë e RETROSPEKTIVES, (lat. retrospektivus) që në përkthim d.t.th veprim që merret me vështrimin ose me paraqitjen e gjerave të së kaluarës, qe i kthehet së kaluarës. GJURMIME - (gjurme) sipas foljes shqipe qe nënkupton hulumtime dhe kërkime në një fushë të shkencës. Albretrogjurmime collection dates since 1897 and was created unaware by Haxhibeqiri family from Gjakova. Artifacts and exhibits where carried from generation to generation until nowadays, earlier used by earlier generations, and later preserved as nostalgic relics by later generations. From year 2000 and ever since I have re-gathered and collected all the exhibits under the name "ALBRETROGJURMIME " , the name itself means that we are dealing with a collection that contains item that directly or indirectly are connected with Albanians. The collection is divided in different parts, by classifying in order of content, where each item takes a special place in the whole content and are presented in several photographic albums in specific designations. Under each photo are some technical information's according to the item. The major part of relics as mentioned earlier are part of Haxhibeqiri’ family heritage , but time to time the collection is enriched with different items, but always sticking to the nature of Albretrogjurmime. For the moment the collection counts # # # items in total and thanks to the will and interest to extend this collection with different Albanian items, the collection is being enriched day by day. Even though the collection is still in its re-organizing state, very soon it will have the expanding faze. "..., I feel that there is a type of mystery between me and this collection , ..." Visar Haxhibeqiri
ETYMOLOGY OF THE word "ALBRETROGJURMIME"
In fact , Albretrogjurmime is a group of words , compound by three words where each words expresses and means the overall philosophy of this collection . ALB- is a shortcut for ALBANIAN , an international designation for Albanians
RETRO- is a shortcut for RETROSPECTIVE ,(lat. retrospektivus) that is translated an action that is taken in overlooking and presenting the past. GJURMIME- (gjurme) - Trace - after Albanian verb that indicates the investigation and research in a specific field of science.