07/03/2026
Gëzuar ditëlindjen Komandant! 🇦🇱🦅
Më 3 korrik 1968 lindi një nga figurat më vendimtare të qëndresës sonë kombëtare, Ramush Haradinaj. Kur në pranverën e vitit 1998 makineria serbe synonte shfarosjen në Drenicë e mandej në Gllogjan, ai dhe familja e tij nuk zgjodhën ikjen, por ballafaqimin.
Në ditët më të vështira të historisë sonë moderne, nën udhëheqjen e tij, Gllogjani u kthye në një kala të pathyeshme të UÇK-së. Me trimëri, njohje të truallit dhe një vullnet të çeliktë për liri, ai udhëhoqi mbrojtjen e popullit të vet përballë një armiku mizor që përdorte edhe civilët si mburoja. I plagosur, por kurrë i thyer, ai dëshmoi se liria nuk falet, por fitohet me gjak e sakrificë.
Sot, në 58-vjetorin e lindjes së tij, kujtojmë me krenari rrugëtimin e tij nga vijat e frontit deri në udhëheqjen shtetërore si Kryeministër i Kosovës.
Urime ditëlindjen Gjeneral! Jetë të gjatë në shërbim të kombit! 🇽🇰🇦🇱
BUSHI
©ANGELOBUSHI
Qëndrim të këndshëm 🇦🇱🇺🇸
Share - like - comment
Facebook: Angel Bushi Photography