Altin Serani Photography

Altin Serani Photography My goal, every time I go out to shoot is to capture and tell an amazing story in images.

My goal every time I go out to shoot is to capture and tell an amazing story in images.

“The camera is an instrument that teaches people how to see without a camera.” Dorothea Lange

I just love taking pictures.... why not to share
Photography is fun :)

The sea is beautiful, but somehow it becomes even more beautiful when she’s beside it. 🏴‍☠️
13/07/2026

The sea is beautiful, but somehow it becomes even more beautiful when she’s beside it. 🏴‍☠️

Liqenet e Jezercës ndodhen në anën veriore të malit me të njëjtin emër, të Jezercës, me rreth 20 ha. Cirku akullnajor i ...
06/07/2026

Liqenet e Jezercës ndodhen në anën veriore të malit me të njëjtin emër, të Jezercës, me rreth 20 ha. Cirku akullnajor i bllokut të Jezercës gjendet pikërisht në një luginë të vogël, të rrethuar me maja të larta, e cila fillon në Jezercë dhe përfundon në Vuthaj dhe më poshtë në Guci (Mali i zi) ku bashkohet me lumin e Vermosh*t.

Këtu gjenden 6 liqene, ku më i madhi dhe më i thelli prej tyre është ‘Buni i Jezercës’, i cili është liqeni që shtrihet më në lartësi, rreth 1794 m. Ndërsa liqeni i vendosur më ulët si lartësi mbidetare, gjendet në kuotën 1765 m.

Regjimi i këtyre liqeneve është tipik alpin, me ujë të pastër kristal, ku gjatë stinës së dimrit ngrijnë të gjithë. Disa nga liqenet janë me thellësi nga 3-4 m, ndërsa disa të tjerë janë krejt të cekët. Pavarësisht faktit se gjenden mbi formacione gëlqerorësh, ata mbajnë ujë për një periudhë të gjatë edhe në stinën e verës. Gjithashtu edhe bota e gjallë është shumë e larmishme.

Liqenet e Jezercës mbetet një ndër destinacionet më atraktive të Alpeve Shqiptare, me një bukuri mahnitëse, natyrore dhe turistike, me format e shumta karstike e akullnajore, me një bukuri gati mistike, një perlë me vlera unikale për Shqipërinë madje edhe në botë.

Gjiri i Kakomesë ndodhet në Bregdetin e Jonit në jug të Shqipërisë, në perëndim të fshatit Nivicë Bubar, midis Kapo Qefa...
05/07/2026

Gjiri i Kakomesë ndodhet në Bregdetin e Jonit në jug të Shqipërisë, në perëndim të fshatit Nivicë Bubar, midis Kapo Qefalit dhe Krorëzës.

Dafina Bay 🇦🇱🏴‍☠️
25/06/2026

Dafina Bay 🇦🇱🏴‍☠️

Një falënderim për të gjithë ju nga zemraPër ty që ende beson se Shqipëria mund të bëhet më e mirë.Për ty që beson te vl...
15/06/2026

Një falënderim për të gjithë ju nga zemra
Për ty që ende beson se Shqipëria mund të bëhet më e mirë.
Për ty që beson te vlerat e vërteta, edhe kur duken jashtë mode.
Për ty që ngre zërin kur sheh padrejtësi.
Për ty që nuk e shet ndërgjegjen për interesin e radhës.
Për ty që mirësinë nuk e quan dobësi, por forcë.
Për ty që vazhdon të kesh një ëndërr.
Për ty që zgjedh të jetosh me ndershmëri në një kohë kur mashtrimi shpesh duket më i leverdishëm.
Për ty që punën e bën me korrektësi, edhe kur askush nuk të sheh.
Për ty që respekton ligjin, natyrën, tjetrin dhe veten.
Për ty që përpiqesh të lësh pas një botë pak më të mirë nga ajo që gjete.

Zoti ju bekoftë të gjithëve. Qoftë i bekuar çdo hap i bërë për të mirën, çdo fjalë e thënë me guxim dhe çdo sakrificë e bërë me ndërgjegje të pastër. Shqipëria ka nevojë për njerëz si ju. 🇦🇱🙏🏻

Meqë të gjithë po postojnë për Zvërnecin, po bëhem edhe unë pjesë e kësaj “histerie” masive të rrjeteve sociale… një pos...
30/05/2026

Meqë të gjithë po postojnë për Zvërnecin, po bëhem edhe unë pjesë e kësaj “histerie” masive të rrjeteve sociale… një post për të qetësuar ndërgjegjen dhe për t’u ndjerë pak më mirë me veten.

Po i them edhe unë dy fjalë:

Pse çuditemi me atë që po ndodh sot?

A nuk jemi ne një shoqëri që shpesh qeshim me vlerat dhe moralin, përçmojmë njeriun e thjeshtë e punëtor, ndërsa admirojmë padrejtësinë dhe dhunën?

A nuk jemi ne që tallemi me intelektualin dhe artistin?

A nuk e quajmë “budalla” atë që nuk di të gënjejë apo të vjedhë, ndërsa të kundërtin e shohim si “të aftë”?

A nuk jemi ne që jargavitemi dhe i kemi mbyt me like profilet e influencerave (këta modele suksesi për jetët tona)?

Mos e prishni gjumin me habi. Çudia më e madhe zgjat tre ditë. Edhe kjo do të harrohet shpejt, dhe shumë shpejt do të rikthehemi te postimet tona për jetën perfekte nga Green Coast.

C.S. Lewis e tha shumë qartë:

“Ne qeshim me nderin dhe pastaj tronditemi kur gjejmë tradhtarë mes nesh. Ne i shëmtojmë njerëzit dhe pastaj presim prej tyre virtyt. Ne i bëjmë të paaftë për ndjenjë morale dhe pastaj kërkojmë moral prej tyre.”

— C.S. Lewis, The Abolition of Man

24/04/2026
15/04/2026

Address

Zverneci

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Altin Serani Photography posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category