Vlora Sun City

Vlora Sun City Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Vlora Sun City, Photography Videography, Vlorë.

14/10/2026


05/10/2026

"DEMOCRACY".. work in progress.
Nga Rolaand Haarizi .

30/09/2026

... ndoshta atje ku toka, qielli dhe deti bëhen një, filloi udhëtimin e saj jeta, ku koha kalonte duke rrotulluar treguesit e saj, e njëjtë për çdo besim fetar, në përpjekjet të vazhdueshme për ushqim dhe strehë, njerëzit brënda mureve të gurta të kështjellave në luftë dhe në zbavitje, në kërkim të së resë dhe rrugëve të reja me ura bashkëpunimi arritën këtu ku jemi ne sot, të cilët mendojmë se ekziston vetëm e tashmja duke harruar se njerëzit që historia nuk shkroi emrat e tyre janë aty si edhe në këto fotografi pa portret ku secili nga ne mund të identifikohet.......
(Pjesë nga projekti që u realizua në Gusht 2023 në Vlorë)
©️[ROL and EDA photography]




27/09/2026

...ditët e verës në Vlorën tashmë turistike nuk janë të ngarkuara vetëm me temperatura të larta të një dielli mesdhetar as jugor dhe as verior ,në një pozicion të shkëlqyer siç i thonë "vija e artë" nga ku burojnë shumë të mira të natyrës dhe që ne sot shohim vetëm atë që mbushin njerëzit me tingujt e muzikës mbrëmjeve, gjuhët e huaja që flasin njerëz nga vënde të tjera, aroma gatimesh dhe jo vetëm.......një pasdite ndërsa dilnim për shëtitjen e mbrëmjes aty te rruga pranë "klubit të sherifave" te blloku Kombinatit ose siç i thonë ndryshe "lagja e qorrave" një grup turistësh italianë shikonin me njëfarë ndrojtje dhe nuk po guxonin për të vazhduar më tej. Ndaluan dhe po flisnin me njëri tjetrin në kufijtë e kureshtjes dhe frikës për të hyrë në lagje.
Interesante këto pallatet me tulla të kuqe, u thashë unë.
Po, mu përgjigjën, po kemi frikë se mos rrezikojmë po të hyjmë në bllok.
Pa problem, u thashë, më shumë është si lagja "Cristiana" në Kopenhagë se sa "Quartieri Spagnoli" në Napoli po kjo është thjesht "lagja e qorrave" në Vlorë .
Gjithë kjo shkaktoi një atmosferë humori që shkriu akullin e pasigurisë dhe turistët italianë u futën në lagje.
Episode të tilla verore më vijnë në mëndje tani që Vlora hyn në ritmet e saj të zakonshme dhe në rrugë tashmë ndeshesh më shpesh me vlonjatët gjithë vjeçarë që unë që shkoj shpesh kuptoj edhe dallimet. Një veçanti është sepse vlonjatët tashmë vishen më ndryshe se dikur, kanë kapur veten jo më shumë në kuptimin ekonomik po në atë stilistik. Në Vlorë shikon ata që quhen "personazhe" për hir të silit të veshjes që i karakterizon. Jo se më parë nuk ka pasur po së fundmi ka edhe mundësi më tepër Vlora sot me një numër të madh dyqanesh "boutique" ku në koleksionet e tyre gjen një gamë të gjërë prodhimesh nga bota.
Pikërisht në një të tillë u ndodhëm edhe ne aty te blloku Kombinatit te ish trikotazhi i dikurshëm ku ndodhet një dyqan simpatik i mikes tonë Rita që nga vitet e fëmijërisë aty në lagje ose zj. Margarita Veizaj që mbylli karrierën e saj profesionale si mësuese dhe tani bashkë me bashkëshortin z. Esat edhe si piktor vazhdojnë të punojnë në biznesin e tyre. Nuk po zgjatem më tej dhe po i lë të tjerat në bisedën që patëm aty filmuar nga Eda.



26/09/2026




20/09/2026

....edhe një herë tjetër e tundën djemtë e Labërisë së Vlorës në Athinë! Grupi "Lot Kurbeti" me labçe vënçe në Festivali i IV ndërkulturor "Bashkëekzistenca" i fondacionit "Michalis Kakogiannis" !


Address

Vlorë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vlora Sun City posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share