01/06/2026
⚠️Të gjitha grupet labe⚠️
Turp i madh për këngën tonë
Këngën labe dhe zakonë
Na përdorin për kartonë
Po UNESCO ku na mbron?
Labçja nuk është tallava
As reklama për para
Pse ja hapët grykën thesit?
O jashtqitjet e biznesit
Jo mor jo ne skemi shtetë
As ministër e deputetë
Jemi si në luftë me grekë
Dëbim dhe vatanet shkretë
Nga vajti grupi i Dukatit
Pse zëri nuk i dëgjohet
Që kur sh*ti Selmanen
Mos në Maldives freskohet
Çu bë komandant Sejmeni
Që në podjum është i pari
Apo ka frikë nga i gjati
Mos i pret rrogën të vrarit
Po Saranda e Delvina
Grupe plotë me lavdërime
Haberin presin nga Kina?
Mos thonë larg nga b…a ime
Po ky Ansambli Çipini
Pse s’ndihet ku e ka hallin
Çfarë drejtimi ka e dini?
As me partinë as me ballin
Tepelenë e Memaliaj
Mblidhuni për këngën tën
Merreni dhe Gjirokastrën
Asaj që i themi mëmë
Mallakastra fishek plumbi
Këngën labe ta përdhosën
Ngrei moj grupet nga gjumi
Në u dashtë le ta gjakosën
Dhe ata që kam harruar
Kush veten këtu e gjen
Ngrihuni për këngën labe
Se ua bën lehtirë për qen
Këngë moj këngë me histori
Të shtrëmbëruan për fitime
Të bën urë për tregëti
Kush e bën marrtë veç mallkime!